Publikimi i Raportit Fillestar të Studimit WRIPS

Publikimi i Raportit Fillestar të Studimit WRIPS

U prezantua Raporti Fillestar (Inception Report) i Studimit të Përgatitjes së Investimeve në Burimet Ujore Kombëtare të Kosovës (WRIPS), një prej iniciativave kyçe që synon forcimin e planifikimit kombëtar të resurseve ujore, rritjen e sigurisë ujore dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme investuese. Studimi do të përcaktojë prioritetet dhe sekuencimin e investimeve në sektorin e ujit për 10–15 vitet e ardhshme.

Points

Qëllimi kryesor i prezantimit ishte përmbledhja e bazës socio-ekonomike të përdorur në Raportin Fillestar, vlerësimi i përdorimit sektorial të ujit, si dhe identifikimi i sfidave aktuale të sigurisë ujore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në vend. WRIPS nuk është vetëm një raport teknik, por një instrument strategjik që shndërron strategjitë dhe planet ekzistuese të ujit në projekte të matshme, ekonomikisht të justifikueshme, të financueshme dhe me rrezik të ulët mjedisor e social.

Back to group

This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation

Your Priorities on GitHub

Check out the Citizens Foundation website for more information